Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në emër të Kuvendit ua uron festat e Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve katolikë në vend.
“Festat e Krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë, vlera që janë themeli i çdo shoqërie demokratike dhe multietnike. Pikërisht nëpërmjet mirëkuptimit të ndërsjellë, respektit për diversitetet dhe përkushtimit të përbashkët për të mirën e përbashkët e ndërtojmë stabilitetin dhe të ardhmen e vendit tonë. Ju uroj të kaloni festat me shëndet të mirë, ngrohtësi familjare dhe paqe, me shpresë dhe optimizëm për vitin që vjen. Gëzuar Krishtlindjet!”, ka shkruar Gashi në urimin.




