Arsenal i fshehur në Leposaviq, policia zbulon municion e pajisje ushtarake në dy aksione – një i arrestuar

Policia e Kosovës në dy raste të ndara në Leposaviq, ka gjetur një sasi të konsiderueshme të armatimit.

Sipas njoftimit, në fshatin Rvatska, në një shtëpi të pabanuar është gjetur dhe sekuestruar:

Një armë gjuetie,

Një karabinë,

Një armë të llojit AK-47,

240 fishekë,

Një palë dylbi.

Si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe:

Një pushkë ajrore,

mekanizëm për barut,

Një thikë ushtarake,

Një frotroll për revole.

“Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.

Derisa në rastin e dytë është arrestuar një person R.R (1965).

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë gjuetie;

Një pushkë gjysmë automatike;

Një bombë dore,

Dy tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të armëve të zjarrit, duke vepruar në funksion të ruajtjes së rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim.