Nga Eva Versavel, NIEWSBLAD
Një seancë e parlamentit shqiptar në Tiranë përfundoi në një përplasje të dhunshme mes deputetëve të opozitës dhe personelit të sigurisë. Partia Demokratike e ndërpreu seancën duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur ujë drejt kryetarit të Kuvendit. Ata gjithashtu zunë vendet e rezervuara për ministrat.
Skandal korrupsioni
Shkak për protestën radikale ishin akuzat ndaj Partisë Socialiste në pushtet për manipulim zgjedhor dhe monopolizim të pushtetit. Deputetë të opozitës mbanin pankarta ku kryeministri Edi Rama krahasohej me diktatorin panamez Manuel Noriega. Kërkesa kryesore e protestuesve ishte dorëheqja e menjëhershme e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Balluku dyshohet se ka qenë e përfshirë në korrupsion me qëllim favorizimin e kompanive të përfshira në projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë një tunel dhe unazën rrugore të kryeqytetit Tiranë. Këto projekte kapin vlera prej qindra milionë eurosh.
Më herët ishte lëshuar edhe një urdhër arresti ndaj Ballukut, por për shkak të postit të saj si zv/kryeministre, ajo gëzon imunitet.
Integrim i vështirë
Shqipëria prej kohësh përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por situata politike në vend e vështirëson procesin e integrimit europian. Për shkak të nivelit kritik të korrupsionit dhe krizës politike, negociatat në Bruksel po ecin me vështirësi.
© SYRI.net




