Ulet çmimi i dizelit nga mesnata

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,60 % në raport me vendimin e datës 18.12.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 20.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 71,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 73,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 64,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 65,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 32,635 (denarë/kilogram)