Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi.
Ai tha se marrëdhëniet me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk ishin simbolike, por funksionale dhe strategjike.
Haradinaj shtoi se vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar u morën në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me aleatët.
“Nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi.Në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova nuk ishte e vetmuar, ajo kishte miqësi të ndërtuara mbi besim, koordinim dhe respekt reciprok. E qysh me ia kthy shpinën aleatëve tanë?” – ka shkruar ai./Klankosova.tv




