Një zyrtar policor u gjet i vdekur sot në veturën e tij në Prishtinë.
Trupi i pajetë i tij u zbulua pas një vetaksidenti që kishte bërë i ndjeri, megjithatë sipas policisë vdekja e tij nuk u shkaktua si pasojë e aksidentit.
Enis Pllana, zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, tha për Klankosova.tv se vdekja e zyrtarit policor dyshohet se ka ndodhur para përplasjes.
Ndryshe, ky vetaksident ndodhi rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë.
“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, konfirmoi zëdhënës i policisë, Enis Pllana për Klankosova.tv.




