Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut

Faton Peci zyrtarisht është betuar si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Mbledhja inauguruese ka nisur në ora 12:00, raporton Klankosova.tv.

Peci siguroi mandatin duke mposhtur kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirin, në dy raundet e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor dhe në balotazh më 9 nëntor.