ASH-Sela më 27 dhjetor mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës ka njoftuar se me 27 dhjetor do të mbahet Kuvendi i partisë. Siç thuhet në njoftim, në këtë Kuvend do të diskutohet për riorganizimin e strukturave dhe organeve të partisë dhe politikat partiake .

“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe hapat e mëtejmë në drejtim të strukturimit të organeve, anëtarët e Kryesisë votuan unanimisht vendimin për thirjen e Kuvendit të partisë.
Kuvendi do të mbahet më 27 Dhjetor dhe në të do të diskutohet për riorganizimin e strukturave dhe organeve të partisë, politikat partiake dhe dokumentet e rëndësishme strategjike.
Aleanca për Shqiptarët vazhdon të mbetet në mbrojtje të kauzës kombëtare, zëri i artikukimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve dhe ruajtjen e orientimit euro-atlantik të vendit si rrugë të vetme për perspektivën e qytetarëve”, njoftoi ASH-Sela.