Koalicioni VLEN ka garantuar se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të përballen me arrestime nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut mbi bazën e fletëarresteve të Serbisë, nëse marrin pjesë në protestën e së shtunës në Shkup. VLEN akuzon BDI-në dhe kreun e integristëve, Ali Ahmeti, për keqpërdorim politik të protestës së organizuar për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe thekson se nuk e mbështet këtë tubim.
“Ashtu si edhe në të kaluarën, kur qeveria jonë nuk ka lejuar që të nëpërkëmben ish ushtarët e UÇK-së, ne mbetemi të përkushtuar në këtë… Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë të gjitha masat që kjo protestë të kalojë në mënyrë të qetë”, thuhet në prononcim të VLEN për Alsat.




