Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër njoftoi sot se pardje pasdite në ish-serrat e vendosura në rrugën “Brigada sulmuese maqedonase 1” në Ohër është gjetur trupi i pajetë i një personi mashkull.
“Më 06.12.2025 në orën 16:20, në ish-serrat në rrugën “Brigada sulmuese maqedonase 1″, është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli”.
“Pas masave të marra, dje është përcaktuar se bëhet fjalë për Z.T. (57) nga Ohri, i cili më 04.12.2025 në orën 18:25, është raportuar në SPB Ohër se është larguar nga shtëpia familjare”.
“Me urdhër të prokurorit publik, sot do të kryhet autopsia mbi trupin”, thonë nga MPB Maqedoni.






