Kryetari serb i Zubin Potokut largon flamurin e Kosovës dhe foton e presidentes nga zyra

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq, ka larguar flamurin e Kosovës dhe fotografinë e presidentes Vjosa Osmani nga zyra e tij.

Kjo shihet në një fotografi të publikuar nga Lista Serbe në Instagram, ku duket qartë se simbolet shtetërore janë hequr nga hapësirat zyrtare të komunës, shkruan Klankosova.tv.

Pak ditë më parë, ish-kryetari Izmir Zeqiri deklaroi për Klan Kosovën se mosrespektimi i simboleve shtetërore përbën shkelje ligjore.