Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën e Ortopedisë janë kryer dy transplante të kockave te dy fëmijë të moshës 14 dhe 13 vjeçar, përcjell TV21.
Ministria e Shëndetësisë falënderoi ekiçet mjekësore dhe familjarët e donatorëve për humanizmin.
“Operacioni i parë u krye tek një vajzë 14-vjeçare me një anomalitet të lindur të këmbës. U arrit një korrigjim i qëndrueshëm dhe pacientja u rikthye në aktivitetet e zakonshme. Operacioni i dytë u krye tek një djalë 13-vjeçar me deformitet të përsëritur të këmbës. Pacienti u shkrua nga spitali në gjendje të mirë dhe pritet të fillojë rehabilitimin. .
Përdorimi i transplantimeve kockore nga kadaverët ka një rëndësi të madhe në ortopedinë pediatrike – shmanget një plagë kirurgjikale e re, dhimbja dhe deformimet shtesë, ndërsa ndërhyrjet bëhen më të sigurta dhe më të shkurtra”, tha Ministria e Shëndetësisë.






