MPB njofton se me datë 05.12.2025 në orën 09:50, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin E.E. (38) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryerës i veprave penale ,,vjedhje” dhe “vjedhje të rënda”, të kryera gjatë muajit të kaluar në shitore dhe markete. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë një parashtresë përkatëse.
Gjithashtu më 06.12.2025 në orën 00:05 në fshatin Çajle, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria A.K. (44) nga fshati Lëunovë, rrethi i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje të rënda” gjatë muajit të kaluar në markete dhe shitore në rajonin e Gostivarit. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë një parashtresë përkatëse.






