Ministrin e Brendshëm e kap radari për tejkalim shpejtësie, paralajmërimi i vjen me SMS

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka bërë të ditur se i është regjistruar kundërvajtje nga ana e sistemit “Safe City”, përcjell TV21. Toshkovski tha se pranoi një SMS për shkelje trafiku pasi kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 1km/h.

Ministri tha se me këtë sistem nuk ka përjashtime e të privilegjuar.