Ulet dukshmëria në 50m në Krushevë dhe Strazh

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë me lagështi.

“Për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në 50 metra në qafat malore të Gjavatos, Pletvarit, Strazhës dhe Krushevës, njoftojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga atje thonë se në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut, të cilat pastrohen rregullisht.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.