Gjendet i plagosur Nazif Muslija – i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Itali

Nazif Muslija, bashkëshorti i Saxhide Muslijës dhe i shpallur i zhdukur që nga zbulimi i trupit të pajetë të gruas, është gjetur sot pasdite nga ushtarët e Armatës në një zonë të thellë të territorit të Matelica-s shkruajnë mediat italiane, transmeton Pa Censurë.

Burri, i akuzuar për vrasje të rëndë me dashje, ishte i shtrirë në tokë, i plagosur rëndë, por ende gjallë. Ekipet mjekësore të 118-s ndërhynë menjëherë, e stabilizuan dhe së shpejti ai do të transferohet në spital.

Jo shumë larg vendit ku u gjet, u zbulua edhe automjeti i tij, një Smart e bardhë, e përdorur nga i dyshuari për arratisje. Po sot u gjet edhe arma e krimit: bëhet fjalë për një tub hekuri ndërtimi, të cilin ushtarët e kanë sekuestruar pranë një muri të jashtëm të banesës. Pa Censurë