Të shtunën më 6 dhjetor VMRO-DPMNE do ta mbajë kongresin partiak, në të cilin pritet që Hristijan Mickoski të rizgjidhet në pozitën e kryetarit. Deri më tani, në garën për kryetar të partisë nuk është paraqitur asnjë kandidat tjetër, ndërsa Mickoski ka premtuar që nëse rizgjedhet, ky do të jetë mandati i tij i fundit.
Pritjet janë që në kongres të ketë 860 delegatë dhe rreth 1800 mysafirë, ndërsa do të zgjidhet edhe Komisioni Statutar për mbikëqyrjen e punës financiare. Gjithashtu, pritet që të miratohet edhe Strategjia “Maqedonia 2030”, i cili do të jetë vizioni i partisë për këtë periudhë. Pas Kongresit, pritet që Mickoski të vendos për rifreskim eventual të disa emrave në qeveri.






