Ne kërkojmë që Prokuroria Publike të ndërmarrë veprime për skandalin e madh të korrupsionit që përfshin tendera me vlerë gati 9 milionë euro, të dhëna një kompanie me vetëm dy punonjës, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
“Ne tashmë e kemi paraqitur të gjithë skemën e korrupsionit publikisht dhe në detaje, para qytetarëve, me fakte dhe prova. Të gjitha provat janë të disponueshme publikisht, të publikuara, të verifikueshme dhe më se të mjaftueshme për të filluar një hetim.
Gjithashtu kemi paraqitur një raport në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Prokuroria Publike nuk duhet të heshtë, por të veprojë. Vjedhja e popullit përmes skemave të korrupsionit për të pompuar para duhet të ndalet dhe duhet të ketë llogaridhënie”, tha ajo.
Kuzeska tha se janë rreth 9 milionë euro para të qytetarëve që duhet të përfundojnë te qytetarët, dhe jo në xhepat e drejtuesve të lartë dhe Pallatit të Bardhë.
“Qeveria po kryen grabitje masive përmes një skeme për të nxjerrë paratë e popullit. Këto janë të njëjtat skema të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit, me të cilat u nxjerrë 2 miliardë euro para të qytetarëve. Mickoski thjesht po vazhdon atë që mësoi nga mësuesit e tij”, tha Kuzeska.






