Planin e vrasjes ua zbuloi telefoni, nga ku u kuptua se komunikimi i fundit që pati Naim Murseli ishte me Granit Plavën, personi që dyshohet se i mori jetën gruas së Naimit, Liridona Ademaj më 29 nëntor 2023.
Kjo bisedë në mes planifikuesit të vrasjes dhe ekzekutorit u zhvillua në ora 12:29 të po asaj dite.
Celulari nuk iu gjet kurrë më Murselit, e as telefoni i të ndjerës, Liridonës, nuk dihet se ku mbeti.
Edhe pas 2 vjetësh që ndodhi krimi, këto prova materiale nuk u gjetën, ndonëse për këtë janë pyetur dëshmitarët e prokurorisë, përfshirë babanë e Naim Murselit.
Por, me gjithë mungesën e pajisjeve, hetuesia i siguroi bisedat e treshes Murseli, Kokalla e Plava, ku këtij të fundit, edhe një komunikim që dyshohet se e bëri me babanë dy ditë para vrasjes.
Për këtë mbase do të pyetet në vazhdimin e seancave gjyqësore, e cila e radhës është caktuar me datën 12 të këtij muaji.




