Murtezani zhvillon takime në DG REGIO dhe DG ENEST për agjendën evropiane

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se në Bruksel ka zhvilluar takim me Temis Kristofidu nga DG REGIO dhe Valentina Superti nga DG ENEST.
“Me Kristofidu diskutuam për kryesimin tonë me EUSAIR-in, bashkëpunimin ndërkufitar dhe lidhshmërinë rajonale – fusha në të cilat Maqedonia e Veriut po ndërton prezencë të fuqishme
Me Superti-n u fokusuam në reformat, udhërrëfyesit, Planin për rritje dhe integrimin ekonomik, si dhe në detyrimet nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociimi dhe masat që ndikojnë në industrinë e çelikut.
Maqedonia e Veriut ka mbështetje dhe gatishmëri të qartë për të vazhduar koordinimin në rrugën drejt hapjes së Klasterit 1”, ka shkruar Murtezani, përcjell Alfax.mk