Haradinaj nga Prekazi legjendar: Nderojmë nëntorin e shqiptarëve – t’i dalim zot Kosovës

Nga Boletini, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar drejt Prekazit për të bërë homazhe.

Pasi vendosi buqetë me lule mbi varrin e Adem Jasharit, ai tha edhe disa fjalë.

“Sot, në Prekazin legjendar nderojmë nëntorin e shqiptarëve, festën e Pavarësisë dhe nga këtu dërgojmë porosi që e kemi ndër breza, që t’i dalim zot Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën, dhe popullin tonë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.