Prokuroria në qytetin kroat të Shibenikut ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, A.M. (28) nga Kumanova, për shkak dyshimeve për dhunimin dhe grabitjen së një shtetaseje të Venezuelës, e cila merrej me prostitucion.
Përveç A.M., është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij në grabitje, shtetasi kroat V.D. nga Zadari. Prokuroria kërkon që edhe ai të dënohet. I njëjti dyshohet se e ka kryer veprën në gjendje të paaftësisë mendore, ndërsa kërkohet që të vendoset në një institucion psikiatrik.
Në aktakuzë thuhet se në një ditë të paidentifikuar, në periudhën nga mesi i majit deri në mesin e qershorit 2025, në Zadar, pasi kishte njohur viktimën – e cila ofronte shërbime seksuale dhe me të cilën kishte pasur marrëdhënie seksuale me pagesë – shtetasi i Maqedonisë kishte filluar një lidhje me të.
Ai kishte shkuar disa herë në apartamentet që ajo përdorte në Zadar dhe e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale. Kur viktima kishte refuzuar, ai i kishte kërcënuar se do t’i bënte dëm dhe se do ta denonconte në polici. Duke shfrytëzuar frikën e saj, ai kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, si në Zadar ashtu edhe në Split, pas çka shtetasja e Venezuelës e ka denoncuar rastin në polici.






