Më 20 dhjetor të këtij viti do të mbahet Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Në vijim, BDI do të intensifikojë aktivitetet organizative në të gjitha nivelet, me qëllim që Kongresi të zhvillohet me transparencë, efikasitet dhe përfshirje të plotë të delegatëve dhe forumeve të partisë”, raportoi BDI-ja.
Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së sot vendosi që Kongresi të mbahet më 20 dhjetor duke filluar prej orës 13:00.
“Pjesa qendrore e mbledhjes iu kushtua përgatitjeve për Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim, një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejshëm politik, organizativ dhe programor të partisë. U vlerësua se Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave të brendshëm demokratikë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, deklaruan nga BDI-ja.
BDI-ja sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjitjshëm dskutoi mbi zhvillimet aktuale politike në vend, duke vlerësuar se BDI0ja është faktor stabiliteti dhe partner kryesor në procesin euroatlantik.




