Ka ndërruar jetë babai i këngëtarit të njohur Bekim Latifi – MC Beka.
Lajmin e hidhur e ka konfirmuar vetë artisti përmes rrjeteve sociale, shkruan “Kosovarja”.
Babai i Bekës prej kohësh po përballej me probleme të rënda shëndetësore, të cilat vetë këngëtari i kishte përmendur disa herë gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Kosova”.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.





