Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) në vitin 2024 arriti një nivel të lartë të pranimit të raporteve të saj të revizionit tek institucionet kompetente. Nga 40 raportet përfundimtare të dorëzuara, 37 janë pranuar dhe po merren masa për to, me çka duke përfaqësuar 93 për qind, informoi kryerevizori shtetëror Maksim Acevski. Në kuadër të programit për vitin 2025, deri më tani janë dorëzuar nëntë raporte përfundimtare për gjashtë subjekte juridike, ndërsa një pjesë e tyre tashmë janë lëndë e veprimeve nga organet kompetente.
Në vazhdimësi të aktiviteteve të transparencës, sot u mbajt një punëtori me temë “Përfshirja e organizatave të shoqërisë civile dhe medias në përgatitjen e programit vjetor të punës së ESHR-së për vitin 2026”. Siç shpjegoi Acevski, qëllimi është të sigurohet pjesëmarrja e palëve të interesuara në krijimin e prioriteteve të revizionit.
“Strategjia jonë është në përputhje me standardet ndërkombëtare të INTOSAI dhe parashikon një qasje të hapur në përgatitjen e programit. Palët e interesuara, organizatat joqeveritare, media, qytetarët dhe subjektet juridike kanë mundësinë të japin sugjerime për subjektet dhe fushat të cilat duhet t’i nënshtrohen lëndës së revizionit”, theksoi Acevski.
Sipas tij, përqindja e propozimeve të pranuara nga qytetarët dhe organizatat arrin midis 29 dhe 39 për qind, që tregon një shkallë të lartë të hapjes së institucionit.
“Pjesëmarrja e lartë kontribuon për transparencën dhe llogaridhënien e ESHR-së”, shtoi Acevski.
Propozimet nga sektori joqeveritar përfshinë një gamë të gjerë fushash nga furnizimi publik, koncesionet për lëndët minerale, partneritetet publik-privat, deri te cilësia e shërbimeve në nivel lokal dhe qendror.
“Shpreh faleminderimin tim të jashtëzakonshme për rolin aktiv të organizatave të shoqërisë civile në krijimin e programit të punës për vitin 2026″, përfundoi kryerevizori kryesor.
Udhëheqësja e revizionit Elena Dogazanska përmes prezantimit i ka njoftuar mediat dhe organizatat civile për metodën e përgatitjes së Programit vjetor të ESHR-së në përputhje me udhëzimet e brendshme, ndërsa përfaqësuesit e organizatave civile dhe mediat të cilat morën pjesë aktivisht në punëtorinë e sotme, përshëndeti iniciativën e Entit Shtetëror të Revizionit për qasjen e saj proaktive dhe transparencën në bashkëpunim dhe komunikim.




