Senatorja australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, është paraqitur në parlament e veshur me hixhab, në një përpjekje për të shtyrë përpara iniciativën e saj për ndalimin e veshjeve myslimane në hapësira publike.
Ajo e veshi hixhabin menjëherë pasi kërkesa e saj për të paraqitur një projektligj që synonte ndalimin e hixhabeve dhe mbulesave të tjera që fshehin plotësisht fytyrën në vendet publike u refuzua.
Hyrja e Hanson në sallën e Senatit shkaktoi reagime të forta, duke ndërprerë përkohësisht seancën, pasi ajo nuk pranoi ta hiqte mbulesën. Ligjvënës myslimanë e kritikuan ashpër, duke e cilësuar veprimin e saj si “fyerje fetare”.
“Kjo është një senatore që shfaq racizëm të pastër”, deklaroi Mehreen Faruqi.
Ndërkohë, Fatima Payman, senatore e pavarur nga Australisë Perëndimore, e përshkroi gjestin si “të turpshëm”. Hanson është bërë e njohur që në vitet 1990 për kundërshtimin e saj të fortë ndaj imigracionit aziatik dhe azilkërkuesve, ndërsa gjatë gjithë karrierës parlamentare ka bërë fushatë kundër veshjeve islame.
Më vonë, në një deklaratë të publikuar, ajo tha: Nëse parlamenti nuk e ndalon, atëherë unë do të mbaj këtë mbulesë koke shtypëse, radikale dhe jofetare, e cila sipas saj cenon sigurinë kombëtare dhe ul dinjitetin e grave, në mënyrë që çdo australian të kuptojë çfarë është në rrezik.
© SYRI.net




