Në male pritet borë, po vjen masa e ftohtë ajrore

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale shiu herë pas here. Në malet më të larta, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë, nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu herë pas here. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e fuqishme, nga jugu.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Në disa zona reshjet do të jenë më të dendura (mbi 40 l/m² në 24 orë), lokalisht edhe në formë stuhie, me erë të fortë dhe bubullima.

Nga nesër, për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë, në malet e larta reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore. Në fillim të javës së ardhshme, temperaturat e mëngjesit do të bien ndjeshëm. Reshje të reja lokale shiu priten nga e marta.