Robelli: Nuk po kapitullon Ukraina, por Perëndimi

Nuk po kapitulon Ukraina. Po kapitulon Perëndimi para nje krimineli jo vetëm të luftës. Nënshkruesi i kapitulimit: presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Çfare dallimi me daten 24 mars 1999. Nuk po perkrahet viktima – si me 1999 -, por po shpërblehet agresori. Me qilim te kuq. Madje. Pyetja nuk është sa i kushton Perëndimit liria e nje vendi, por sa kushton një vend? Asgjë! Ose: një vend i trajtuar si patundshmeri. Një vend qe po hyn ne dimrin e katërt të betejes per mbijetese perballe terrorit rus po i hidhet para këmbëve një fashisti. Europa? Nuk është askund. Presidenti ukrainas gjendet para dilemes: nënshkruaj dhe dorezohu brenda një jave ose vazhdo luftën me rrezikun qe fashisti te synojë edhe njëherë pushtimin e Kievit dhe mbare Ukraines. Sepse edhe populli më liridashës lirine nuk mund ta mbrojë pa arme. Nga ky popull po kerkohet te heq dore nga dinjiteti, nga sovraniteti, nga territori. Sa shume i ka duartrokit Perëndimi këtij populli qe 4 vjet.

*Status fejsbuku i analistit politik z.Enver Robelli