32-vjeçari nga Reçica e Vogël kapet me marihuanë, arrestohet

Më 21.11.2025 në ora 00:50, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “167” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.J.(32) nga f. Reçicë e Vogël. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe është konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.