Në një seancë maratonë prej afro 17 orësh diskutimesh, e cila u mbyll rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të enjte, parlamenti miratoi në parim projektbuxhetin 2026 si edhe 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Projektbuxheti me vlerë 8.8 miliardë euro mori 83 votat pro të shumicës socialiste, ndërsa kundër ishin 32 parlamentarë opozitarë.
“Dy deputetë të PS-së, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, nuk votuan tre projektligje të paketës fiskale, konkretisht:
Erion Braçe nuk mori pjesë në votim për projektligjin: “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar”; Votimi: 82 pro, 32 kundër (Braçe nuk votoi).
Vullnet Sinaj nuk mori pjesë në votimin për projektligjin: “Për marrëveshjen e paqes fiskale”; Votimi: 82 pro, 32 kundër (Sinaj nuk votoi) si dhe “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”; Votimi: 82 pro, 30 kundër (Sinaj nuk votoi).
Me 83 vota pro dhe 32 kundër u miratuan:
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’”
Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar”
Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar
Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”
Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”
Me 83 vota pro dhe 31 kundër u miratuan:
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” –
Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” –
Me 82 vota pro dhe 30 kundër u miratua:
Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë” – Votimi: 82 pro, 30 kundër.Shifrat kryesore të buxhetit
Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon 886 miliardë lekë, ose 8.8 miliardë euro, që do të ndahen për sektorët kryesorë publikë, përfshirë shëndetësinë, pagat, mbështetjen për familjet në nevojë, pensionet, arsimin, punësimin, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe sigurinë — në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të buxhetit në Kuvend, deklaroi:
“Të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen në 823.1 miliardë lekë, ose 29.6% të PBB-së, duke u rritur me rreth 52.9 miliardë lekë krahasuar me vitin 2025. Shpenzimet buxhetore parashikohen në 886.8 miliardë lekë, ose 31.9% të PBB-së, me një rritje prej 55 miliardë lekësh.”
Sipas tij, rritja e shpenzimeve është e barabartë me rreth 550 milionë euro më shumë krahasuar me një vit më parë.
Projektbuxheti pritet t’i nënshtrohet debatit nen për nen në vijim të procedurave parlamentare. /euronewsalbania/




