Bashkim Jashari, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot shënon ditëlindjen e tij.
Vëllai i tij, Bekim Jashari, e ka uruar duke i thënë se ka qenë dhe mbetet krenaria e familjes, duke e quajtur një luftëtar që nuk u përkul as në ditët më të vështira.
“Prej UÇK-së, te TMK-ja e deri sot, si komandant i Ushtrisë së Kosovës, po e mban të gjallë amanetin e familjes dhe të UÇK-së që Kosova të ketë ushtri të fortë, të disiplinuar dhe të respektuar në mesin e ushtrive demokratike të botës”, ka thënë Jashari.
Bekimi tha se rruga e Bashkimit është shembull i nderit dhe i besës, ashtu siç i mësoi çdoherë Shaban Jashari, gjyshi i tyre. /Klankosova.tv




