Koreja e Jugut ka zbuluar një rast të gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë në provincën jugperëndimore të Gyeonggi-t.
Gripi i shpendëve H5 u zbulua në një fermë pulash në Pyeongtaek, 50 kilometra në jug të Seulit, tha Shtabi Qendror i Menaxhimit të Fatkeqësive (CDMH), i cituar nga Yonhap News.
Një ekip reagimi u dërgua në fermë për të zbatuar masa karantine, duke përfshirë kufizimin e aksesit, prerjen e kafshëve dhe kryerjen e një vlerësimi epidemiologjik.
Një ndalim i përkohshëm 36-orësh në të gjithë vendin u lëshua gjithashtu për lëvizjen e të gjitha fermave të pulave, duke përfshirë objektet përkatëse të bagëtive dhe automjetet e transportit.
Publikut iu bë thirrje të shmangte zonat e frekuentuara nga zogjtë shtegtarë të dyshuar se mbartin virusin dhe të ndiqte me përpikëri udhëzimet e karantinës, shkruan AA.
Koreja e Jugut konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë në shtator të vitit 2025.




