Bedri Hamza njofton se do të garojë për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza ka njoftuar të enjten se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Konventën e partisë më 17 nëntor.

Ai e shpalli kandidaturën një ditë pasi kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, tha dorëheqje dhe tha se do ta mbështeste Hamzën, nëse ky i fundit do të garonte për ta pasuar.

“Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së”, shkroi Hamza në Facebook.

Hamza – i cili garoi për kryeministër të vendit nga kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke dalë i dyti – tha se beson se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer “si partia kryesore në vend”.

“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, shtoi ai.

Ky lajm do të përditësohet