“Komisioni Evropian (KE) e ka vlerësuar pozitivisht komunën e Tetovës për rezultatet e arritura në fushën e mbrojtjes së mjedisit, shtimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, Tetova është përfshirë tashmë në regjistrin e kadastrës së gjelbër të Komisionit Evropian, një tregues i qartë i përkushtimit të komunës për zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedis më të shëndetshëm për qytetarët”.
Në njoftimin e komunës theksohet se ky vlerësim flet për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve lokale në drejtim të përmirësimit të mjedisit, krijimit të hapësirave të reja të gjelbra dhe ruajtjes së natyrës.
“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë politikat mjedisore të qëndrueshme që janë në harmonizim me ligjet evropiane për një ambient të pastër dhe cilësor”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Perfaqesuesit e larte te komunes kete sukses e konsiderojne si një hap te rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve evropiane në fushën e ekologjisë dhe zhvillimit urban.






