Pas debatit të tensionuar në një emision televiziv, ku gati sa nuk erdhi deri te përleshja fizike mes deputetit të VV-së, Nezir Kraki, dhe analistit Parim Olluri, ka reaguar edhe deputetja Donika Gërvalla.
Në një postim në rrjetet sociale, Gërvalla ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj emisionit dhe pjesëmarrësve, duke i quajtur rrugaç.
“Televizion rrugaç..
Moderator rrugaç.
“Analist” mercenar rrugaç.
Por me prof. Nezir Krakin kot e keni. As nuk mateni e as nuk ia dilni dot. Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij.
Marre ju koftë!”, ka shkruar ajo.




