Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, ka ndarë së fundi disa imazhe të krijuara përmes Inteligjencës Artificiale.
Ajo është ndër personazhet që kanë provuar trendin e ri të rrjeteve sociale, ku përdoruesit krijojnë versione alternative të vetes me anë të mjeteve digjitale, shkruan “Kosovarja”.
Në fotografitë e publikuara, Selvija shfaqet me një pamje ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, me detaje të përpunuara.
Ky trend është bërë i përhapur mes personazheve publikë dhe jo vetëm.





