BBC News raportoi se transmetuesi britanik ka marrë një letër nga presidenti amerikan Donald Trump, në të cilën ai e kërcënon me veprime ligjore mes polemikave për mënyrën se si është redaktuar fjalimi i tij i 6 janarit 2021.
Një dokumentar i programit “Panorama”, i transmetuar nga televizioni publik britanik para zgjedhjeve të vitit 2024, kishte redaktuar në mënyrë çorientuese dy pjesë të fjalimit të tij, që në fakt ishin mbajtur me gati një orë diferencë, duke krijuar përshtypjen se Trump i kishte nxitur mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin./Newsweek




