
Fitorja e Ardian Gjinit në Gjakovë ndaj kandidatit të LVV-së, Ardian Gola, ka qenë temë diskutimi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Sipas gazetarit Vullnet Krasniqi, ky rezultat nuk është vetëm fitore lokale, por mund të shënojë edhe një fazë të re brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Krasniqi deklaroi se, sipas informacioneve të tij, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj nuk pritet të vazhdojë angazhimin e tij politik pas këtij cikli zgjedhor.
Në këtë situatë, sipas tij, Ardian Gjini shihet si figura që mund ta udhëheqë partinë në të ardhmen.
“Me sa kam dëgjuar, Ramush Haradinaj nuk do të jetë pas këtyre zgjedhjeve i angazhuar politikisht. Kështu e kam dëgjuar një deklaratë. Dhe unë mendoj që Gjini është i vetmi në AAK që mund ta çojë këtë parti drejt pragut ose drejt Kuvendit në zgjedhjet e ardhshme”, tha Krasniqi.



