Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për media pasi hodhi votën e saj në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Osmani tha se Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, kjo pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve tanë në votime dhe rregullsisë në procese zgjedhore.
Osmani shtoi se edhe sot do të organizohen zgjedhje të lira e demokratike.
“Edhe sot na balotazh është ditë po qa të rëndësishme sa raundi i parë i zgjedhjeve, sot qytetarët vendosin përfundimisht jo vetëm se kush do t’i udhëheq komunat por në të njëjtën kohë për një të ardhme më të mirë. Shpresoj që secili prej qytetarëve ta shfrytëzoje të drejtën votës”, tha Osmani, transmeton Klanksoova.tv




