Aliu nga PDSH: Nuk do ta refuzojmë ftesën për pjesëmarrje në qeveri

Screenshot

Partinë Demokratike Shqiptare sot mban Kuvendin Qendror të partisë, ndërkaq, i pyetur nëse do të bëhen pjesë e qeverisë, Imer Aliu nga kjo parti tha se ende nuk ka ftesë, por që të njëjtën nuk do ta refuzojnë, përcjell TV21. Imeri tha se do të presin se si do të zhvillohet situata ditëve në vijim.

“Jo, mirëpo ne në fakt nuk do ta refuzojmë ftesën. Dialog apo debati më saktë ne do ta zhvillojmë me secilin tash e tutje, përfshi edhe qeverinë. Mirë po, një gjë është e qartë, rendi i ditës i Partisë Demokratike Shqiptare dhe rendi i ditës i Qeverisë dhe partive në qeveri duket se është i ndryshëm, por sigurisht, ne do të debatojmë me të gjithë”, tha mes tjerash Imer Aliu, anëtar i Kryesisë Qendrore të PDSH-së.

I pyetur për zgjedhjet lokale, Imeri tha se “nuk është tragjedi kombëtare humbja e BDI-së”, ndërsa theksoi se është koha për realizime dhe se për këtë do të mbajnë përgjegjës koalicionin shqiptar në qeveri.

“Janë bërë shumë premtime, tash është koha që të realizohen. Ne do të mbajmë përgjegjës sigurisht partinë shqiptare në pushtet, se ata kanë premtuar dhe sigurisht tash e tutje nuk kanë asnjë arsyetim që të mos-realizojnë. Ne si PDSH atë do të bëjmë, do të mbajmë përgjegjës ata që u kanë premtuar qytetarëve dhe që i kanë pozicionet tash e tutje në pushtetin lokal dhe qendror. Ajo që BDI ka humbur, nuk është tragjedi kombëtare”, theksoi mes tjerash Aliu.

Ali tha se mes tjerash, Kuvendi i partisë sot ka formuar Trup Koordinativ që do të koordinojë aktivitetet e mëtutjeshme të partisë pas zgjedhjeve, ndërkaq theksoi se ka interesi të shtuar të njerëzve për t’u kyçur në Partinë Demokratike Shqiptare.