“Ali Ahmeti nuk do ta braktisë pozicionin e kryetarit të partisë”, kështu është shprehur ambasadori Muhamed Halili, në një intervistë për emisionin “Dialog te Lajm’i”, të cilin e realizon “Lajm TV’ dhe gazeta Lajm, duke shtuar se “Ahmeti 40 vite luftoi në perendim për të ardhur këtu dhe të bëhet kryetar”. Sipas ambasadorit, kërkimi i vetingut nga ana e Ahmetit, bëhet për të mbrojtur vetveten.
“Ali Ahmeti nuk e lëshon pozicionin e tij si kryetar partie, merreni vesh këtë punë. Ai 40 vite ka luftuar në perendim, që të vije të bëhet kryetar. Kur erdhi u bë kryetar, ai thoshte se shqiptarët i ka çliruar, se kinse ne kemi fituar, e kështu me radhë. Më pastaj të gjithë të afërmit e keqpërdorën ashtu siç flitet nëpër emisione… ne i shohim emisionet, shohim lloj-lloj, emisionesh. Të mos i japësh përgjigje adekuate, por të përgjigjesh ‘eja të bëjmë veting’, po vetingu është i dukshem”, ka theksuar ndër të tjera në intervistë ambasadori Muhamed Halili./ GazetaLajm






