Cilat janë dëmet që iu shkaktuan urës në Ibër?

Punimet në urën tjetër mbi lumin Ibër po vazhdojnë me intensitet të madh, pas një ndërprerjeje njëditore që shkaktuan vërshimet për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të hënën e kësaj jave.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, korrespondenti në Mitrovicë, Urall Boshnjaku, ka raportuar se reshjet e fundit shkaktuan dëme të konsiderueshme në disa nga pajisjet e përdorura për ndërtimin e urës.

Boshnjaku shtoi se mëngjesin e sotëm po vërehen punëtorët duke vijuar punimet në të gjitha pjesët e urës, e cila pritet të përfundojë më 1 janar. /Klankosova.tv