Vdekje e dyshimtë në Tetovë

Sot rreth orës 18:30 të mbrëmjes, në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, është raportuar një vdekje e dyshimtë.

Sipas informacioneve të para, trupin pa shenja jete e ka zbuluar një kalimtar rasti.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se informacione më të hollësishme do të publikohen pas përfundimit të hetimeve paraprake.

Trupi është dorëzuar për obduksion. /Telegrafi/