Kryeparlamentari Gashi takohet me Drejtorin e GIZ për Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Drejtorin e GIZ për Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber.

“Diskutuam mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me rëndësi për zhvillimin demokratik, social dhe institucional të vendit.
Adresuam angazhimet tona të përbashkëta për zbatimin e Agjendës Reformuese, duke u pajtuar se përparimi kërkon një qasje proaktive dhe bashkërenduese nga të gjitha palët. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që GIZ i ofron institucioneve të vendit, si dhe gatishmërinë për të konkretizuar bashkëpunimin në projekte që kontribuojnë në forcimin e sigurisë, përmirësimin e arsimit dhe avancimin e mbikëqyrjes qeveritare dhe qeverisjes së mire”, ka shkruar Gashi.