Asambleja Parlamentare po e mbështet dhe do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit më të thellë evropian. Këtë e deklaroi në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Teodoros Rusopulos.
“Ballkani njeh më shumë histori se çdo rajon tjetër, por gjithashtu prodhon më shumë mençuri sesa i është njohur. Ballkani ka treguar se kujtesa e dhimbjes mund të shërbejë si disiplinë për paqen, se bashkëjetesa mund të mësohet dhe se uniteti evropian nuk është dhuratë e gjeografisë, por zgjedhje e vullnetit”, tha Rusopulos.
		



