Gjatë fushatës zgjedhore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, nuk u konstatuan shkelje të Kodit Zgjedhor nga ana e radiodifuzerët. Shkelje u konstatuan vetëm gjatë heshtjes zgjedhore nga katër radiodifuzerë. Lidhur me balancën në programet ditore informative (lajme televizive/lajme), të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale për pjesëmarrësit në zgjedhje. Kjo theksohet në Raportin nga përfaqësimi mediatik i zgjedhjeve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, për periudhën nga 29 shtatori deri më 17 tetor 2025, të publikuar nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA).
Monitorimi, siç theksojnë, përfshiu 11 servise programore kombëtare – RTMV 1, RTMV 2, Kanali Parlamentar i RTMV-së, TV Alsat-M, TV Alfa, TV Kanal 5, TV Sitel, TV Telma, TV 24 Vesti, TV Kompani 21-M dhe TV Shenja, me ç’rast fokusi i analizës u vendos në format e përfaqësimit mediatik zgjedhor. Për serviset e tjera programore, u ndërmorën veprime në bazë të ankesave.
“Për Zgjedhjet lokale, në zgjedhje morën pjesë deri në 153 pjesëmarrës dhe është treguar se me çdo proces zgjedhor pasues bëhet gjithnjë e më e vështirë, nëse jo e pamundur, të përmbushen plotësisht parimet e barazisë dhe proporcionalitetit në raportim, sepse koha në lajme është e kufizuar dhe kapacitetet teknike dhe të personelit edhe të shtëpive më të mëdha televizive nuk janë mjaftueshëm të mëdha për të mbuluar të gjithë kandidatët në media”, thuhet në kumtesën.
Dhjetë servise programesh televizive transmetuan intervista me pjesëmarrës në fushatën zgjedhore.
“TV Alsat-M dhe TV Sitel i transmetuan intervistat në programet e tyre ditore të lajmeve, ku Sitel, përveç 10 intervistave mbi temat zgjedhore në lajme, transmetoi edhe 13 intervista në emisione të tjera. Më shumë intervista u transmetuan nga TV Alsat-M (gjithsej 30), TV Alfa (29), RTMV 1 (28), TV Sitel (23), TV Telma (15), TV Shenja (13) dhe TV 24 Vesti (12). Përveç TV Sitel, të gjitha televizionet e tjera të analizuara transmetuan debate. Më shumë debate ishin në TV 24 Vesti (24) dhe TV Telma (24), pas së cilës vijojnë RTMV 1 (17), TV Kanal 5 (13) dhe RTMV 2 (11), qëndron në kumtesën.
Shërbimi publik radiodifuziv dhe televizionet kombëtare që transmetuan reklama politike me pagesë, siç theksojnë, kanë përmbushur detyrimin e tyre ligjor për të informuar në një mënyrë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara shqisore përmes – një edicioni lajmesh çdo ditë dhe një edicioni të një emisioni aktual0informativ në javë.
“RTMV 1, RTMV 2 dhe Shërbimi Parlamentar përmbushën detyrimin sipas Kodit Zgjedhor dhe u ofruan kandidatëve mundësinë për përfaqësim politik falas, thuhet në kumtesën.
Raporti nga përfaqësimi mediatik i zgjedhjeve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 është i disponueshëm në ueb faqen e ASHMAA-së në linkun.
		



