Florian Nesimi
Ajo që më bie mua në sy është ofensiva e madhe propagandistike e Levicës kundër VLEN-it dhe posaçërisht kundër Bilall Kasamit. Levica hapur e pranon se është parti pro-ruse dhe anti-shqiptare qëllimi final i së cilës është të dobësojë faktorin shqiptar.
Vetë fakti që ajo vendosi të nxjerrë një kandidat në Tetovë, edhe pse pa asnjë shans për fitore, tregon qartazi se qëllimi ishte dëmtimi i Bilall Kasamit dhe pamundësimi i fitores së tij që në rrethin e parë, e që më pastaj në rrethin e dytë të luajë politika destruktive dhe nëpërmjet portaleve të tyre të shkaktojë manipulime dhe përçarje te shqiptarët.
Dhe përshtypja është se Levicës nuk i pengon vetëm VLEN-i apo Kasami, por asaj i pengon fryma e ndryshimit që ka filluar te shqiptarët. Sepse ndryshimi në kampin shqiptar nënkupton edhe dobësim të strukturave të vjetra që kanë mbajtur gjallë sistemin e vjetër e të kalbur politik, pjesë e së cilës është edhe vet Levica.
* Status facebook’u i Florian Nesimit






