Dalipi: Parking falas e lirim nga pagesat tatimore për rastet sociale!!

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi ka publikuar planin pesëpikësh që synon ta realizojë që në 100 ditët e para të qeverisjes. Në këtë plan, Dalipi tha se përfshihet Parking falas e lirim nga pagesat tatimore për rastet sociale.

“Brenda 100 ditëshit të parë, ekipi ynë “BASHKË për Strugën” angazhohet për realizimin e programit pesëpikësh, që përfshin: Parking falas për qytetarët deri në orën 10 të mëngjesit në të gjithë territorin e qytetit të Strugës. Me vendim të Këshillit të Komunës së Strugës do të përgjysmohen me 50% pagesat për licencat për TAXI, furgona dhe makina. Për taksi dhe furgona elektrikë do të ketë lirim total nga pagesa e tatimit për të marrë licencat, 100% pa pagesë. Subvencionim i lavazheve në të gjithë territorin e Komunës së Strugës nga buxheti i Komunës së Strugës, me qëllim furnizimin me ujë teknik, duke subvencionuar shpimin e puseve për sigurimin e ujit teknik, ndërsa uji i pijshëm do të jetë vetëm për pije. Instalimi i pompave dhe rezervuarëve në ndërtesat e vjetra, me buxhet të Komunës, në mënyrë që të zgjidhet problemi me furnizimin me ujë të pijshëm në katet e sipërme të këtyre ndërtesave. Të gjithë rastet sociale do të lirohen nga pagesat tatimore, të njëjtat do të rimbursohen nga buxheti i Komunës”, tha Dalipi.