Arbana Osmani një nga prezantueset më të njohura dhe më të dashura të ekranit shqiptar, vijon të tërheqë vëmendje edhe për paraqitjet e saj elegante.
Aktualisht ajo po drejton emisionin “Mirëmbrëma yje”, i cili po pëlqehet nga publiku.
Së fundmi, Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të festës së ditëlindjes së djalit të saj, Diellit.
Ngjarja u organizua në një ambient të ngrohtë familjar dhe u karakterizua nga një atmosferë e gëzueshme mes të afërmve dhe miqve të ngushtë, shkruan “Kosovarja”.
Në këtë rast, Arbana ka befasuar me zgjedhjen e veshjes, një fustan të shkurtër elegant që theksonte stilin dhe vetëbesimin e saj.