Pajaziti: Në TV-të e Prishtinës, “show” i përgatitur për të manipuluar perceptimin publik

Ajo që ndodhi mbrëmë në disa studio televizive në Prishtinë ishte një maskaradë e pastër, një “show” i përgatitur për të manipuluar perceptimin publik.

Sondazhe që nuk ishin më matje opinioni, por instrumente të një lufte hibride – dhe, rastësisht apo jo, e gjitha u fokusua në Mitrovicë.

Pse jo në Prishtinë, Prizren apo Gjilan?
Sepse dikush kishte interes që loja e perceptimit të zhvillohej aty!
Por, e vërteta nuk mbulohet me “grafikë” dhe “analiza” të fabrikuara.

Në fund, publiku nuk është aq naiv sa mendojnë ata që i shesin skenarë për sondazhe!

*Status facebook-u i gazetarit Naser Pajaziti